Osmani e nis takimin me liderët e partive, asnjë përfaqësues nga VV-ja

Osmani e nis takimin me liderët e partive, asnjë përfaqësues nga VV-ja

Presidentja Vjosa Osmani e ka filluar takimin me kryetarët e partive politike të Kosovës.

Ajo në hyrjen të takimit ka bërë të ditur se arsye për këtë tubim të liderëve të partive vendore është caktimi i një date për  zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Në këtë takim të pranishëm nuk ishin asnjë përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje.

Osmani tha se ky takim duhet të ndodhë pasi e thotë edhe Kushtetuta e Kosovës.

“Ftesa për këtë takim me kryetarët e partive politike është bazuar në kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës së Republikës së Kosovës për shpalljen e zgjedhjeve të Republikës”, ka thënë Osmani.

Poashtu, në takim pjesëmarrës nuk ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek.