Një shesh i Ferizajt do të emërohet “Adem Demaçi”
Një nga sheshet kryesore të Ferizajt do të marrë emrin “Adem Demaçi”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
Sheshi që do të marrë emrin e Demaçit është ai përballë stacionit hekurudhor në Ferizaj.
“Në përvjetorin e amshimit të bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza” ka shkruar Aliu në njoftimin e tij.