Gjuriq në Qipro, thotë se dialogu me Kosovën është sfidues

Gjuriq në Qipro, thotë se dialogu me Kosovën është sfidues

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka qëndruar për vizitë zyrtare sot në Qipro, ku ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve në Universitetin e Qipros në Nikosia, kjo me ftesë të ministrit Konstantinos Kombos.

Gjuriq ka theksuar se dialogu me Prishtinën është sfidues, por se Serbia mbetet e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe demokratike.

Shefi i diplomacisë së Serbisë ka thënë sfida më e madhe e Serbisë është situata në Kosovë dhe se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës ka qenë  një problem domethënës  për Serbinë, gjë që ka ndikuar në gatishmërinë e Serbisë që të mos pajtohet në plotni me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, shkruan Tanjug.