Shqiptari në Itali kapet me drogë rreth një milion euro, arrestohet

Shqiptari në Itali kapet me drogë rreth një milion euro, arrestohet

Një shqiptar është arrestuar në autostradën Napoli-Milano në Itali, pasi u kap me 12 kilogramë kokainë të fshehur në makinë.

Kur përfundoi operacioni, korrieri i drogës u dërgua në burgun napolitan të Poggioreale, ndërsa sipas vlerësimeve të autoriteteve, sasia e madhe e kokainës së sekuestruar, e hedhur në treg, do të kushtonte rreth një milion euro.

Operacioni i arrestimit të korrierit shqiptar të drogës, bëri të mundur çmontimin e një hallke të rëndësishme në zinxhirin e furnizimit të organizatave kriminale që operojnë në zonën napolitane. Sekuestrimi i kësaj sasie të madhe droge përbën një goditje të rëndë për arkën e Camorrës, duke e privuar atë nga një burim i rëndësishëm financimi, shkruajnë mediat italiane.

Për më tepër, arrestimi i korrierit hap rrugë të reja hetimore që mund të çojnë në identifikimin e subjekteve të tjera të përfshira në trafikun e paligjshëm dhe të çmontojnë qeliza të tëra kriminale, sipas Lpasi. Hetimet mbi rastin, vazhdojnë.