Ish-gardiani i Realit përfundon te Monza
Keylor Navas është lojtari më i ri i Monzës.
37-vjeçari ka pranuar ofertën e klubit italian pas largimit nga Paris Saint-Germain.
“Është arritur ujdia që portieri kosta-rikan t’i bashkohet klubit italian si agjent i lirë”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano në X.
Ai më parë i kishte kaluar pesë vjet të arta te Real Madridi ku i kishte fituar, mes tjerash, tri kupa të Ligës së Kampionëve