Edhe ministrja Haxhiu kritikon Gjykatën Kushtetuese: Vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve

Edhe ministrja Haxhiu kritikon Gjykatën Kushtetuese: Vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve

Pas ministrit të Financave, Hekuran Murati edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese.

Haxhiu thotë se janë bërë një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë.

“Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese? Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë. Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme”, thotë ajo.

Ministrja shton tutje se “vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve”.