AAK ende s’i ka dhënë përgjigje ftesës së presidentes
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thirrur në takim liderët e partive politike për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve.
Takimi me drejtuesit e subjeketve politike pritet të mbahet me datën 31 korrik.
Deri tani pjesmarrjen në takim e kanë konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po thonë që ende skanë diskutuar për këtë temë.
“Ende se kemi diskutuar kete temë” tha për “Gazeta Blic” zyrtari i AAK-së, Lulzim Blaka.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Në letrën e cila u është është dërguar liderëve të partive, Osmani, ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.
“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër që ka siguruar Betimi për Drejtësi.