Osmani në Paris, takon Dukën e Madh dhe Dukeshën e Luksemburgut
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim në Paris me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa.
Ajo gjatë këtij takimi ka folur për fuqizimin dhe mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.
“Fuqizimi dhe mbështetja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës ishte në fokus të diskutimeve tona në një mëngjes të përzemërt sot në Paris me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa. Bashkimi i forcave dhe zërave tanë për të fuqizuar zërin e të mbijetuarve, do të fuqizojë edhe kauzën tonë të përbashkët për drejtësi”, ka shkruar Osmani në “X”.