Komunat e Kosovës paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore dhe përmbarimore në vitin 2025, një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2024!
Nga çka vijnë këto obligime gjyqësore dhe përmbarimore? Kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi; Vendimi qeveritar i 2008-s për pagesë shtesë bazuar në kualifikim; Kompensime për shujta, transport dhe inflacion për shërbyes civilë; Vonesa në pagesa ndaj furnitorëve dhe projekte kapitale të dështuara. “Këto janë para të taksapaguesve që shkojnë për të paguar gjoba dhe detyrime ligjore të komunave, para që mund të ishin shpenzuar për rrugë, shkolla dhe shërbime për qytetarët.
Komunat me rritjen më të madhe të pagesave sipas GAP-it janë Prishtina nga 10.6 milionë euro në 45.7 milionë (+332 për qind), Leposaviqi nga 168 mijë euro në 707 mijë euro (+319 për qind, Mamusha nga 51 mijë euro në 179 mijë euro (+249 për qind), Ferizaj nga 3.3 milionë euro në 8.2 euro (+153 për qind) dhe Prizreni nga 5.6 milionë euro në 12.7 milionë euro (+128 për qind).
Ndërsa disa komuna arritën të ulin pagesat: Peja: -66%, Fushë Kosova: -41%; Dragashi: -55%.

