Anderson mbetet jashtë Lojërave Olimpike

Anderson mbetet jashtë Lojërave Olimpike

Çiklistja daneze, Solbjork Minke Anderson, është detyruar të tërhiqet nga Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

19-vjeçarja është goditur nga një makinë gjatë një seance stërvitore dhe ka mbetur e lënduar.

“Nuk kam fjalë, jam plotësisht e shkatërruar. Lojërat Olimpike janë një ëndërr për mua”, ka shkruar danezja të premten në rrjetet sociale.

Kampionia daneze e garave rrugore, Rebecca Koerner, është ftuar për të shkuar në Paris, në vend të Andersonit. Koerner do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit, Emma Norsgaard Bjergut dhe Cecilie Uttrup Ludwigut.

Gara rrugore për çikliste do të mbahet të dielën, ndërsa çiklistët garojnë të shtunën.