HomeAktualeKosova po ndërton një sistem të ri digjital të punësimit

Kosova po ndërton një sistem të ri digjital të punësimit

spot_img

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se platforma ePunësimi do të transformojë mënyrën se si qytetarët kërkojnë punë, bizneset gjejnë punëtorë dhe institucionet ofrojnë shërbime.

Ai ka treguar se në kuadër të punëtorisë “Përmirësimi i Shërbimeve të Punësimit në Kosovë përmes Platformës Digjitale dhe proceseve të bazuara në evidenca”, u prezantua progresi i arritur në zhvillimin e platformës së re digjitale ePunësimi, e cila synon modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve të punësimit në Republikën e Kosovës.

Përmes platformës ePunësimi: Punëkërkuesit do të mund të aplikojnë online, të ndërtojnë profile profesionale dhe të marrin mbështetje për zhvillimin e karrierës; Punëdhënësit do të kenë qasje më të shpejtë dhe më efikase në menaxhimin e vendeve të lira të punës dhe identifikimin e kandidatëve adekuatë; Institucionet do të kenë një sistem të integruar dhe modern për ofrimin e shërbimeve publike.

Një nga elementet kryesore të platformës është integrimi me institucionet relevante shtetërore, përfshirë Agjencinë e Regjistrit Civil, ATK-në, ARBK-në, Thesarin, eKosova dhe sisteme të tjera relevante, duke mundësuar automatizim të proceseve dhe rritje të besueshmërisë së të dhënave.

Po ashtu, integrimi i platformave ekzistuese si SIMP, Superpuna, KGenU dhe ueb-faqes së APRK-së në një sistem unik digjital do të krijojë një qasje të centralizuar dhe më funksionale për qytetarët, bizneset dhe institucionet

Lajmet e Fundit

Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka potencialin për t’i shkaktuar probleme serioze Republikës së...

Kurti takon në Nju-Jork presidentin e Bankës Botërore 

"Gjatë qëndrimit në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot takova edhe...

Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ftuar në Pressing në T7 foli për dënimin...

Kurti takohet me Kallasin në OKB: Kërkon trysni ndaj Serbisë dhe statusin kandidat për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në selinë e Organizatës...

Më të lexuarat

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...