Taekwondisti ynë, Jon Gashi, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian të taekwondosë, që u mbajt në Munih të Gjermanisë.
Gashi shënoi dy fitore në kategorinë -80 kg, për t’u kualifikuar në çerekfinale. Lëndimi i pësuar gjatë rrugëtimit ia mohoi kualifikimin në gjysmëfinale.
Joni është bursist olimpik i KOK-ut për LA28.
I urojmë fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

