Abazi: Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar

Abazi: Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi thotë se deklarata e Vetëvendosjes se kinse do të fitojnë edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme, është për t’iu ikur llogaridhënieve për dështimet e tyre.

Abazi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, qeveria Kurti ka dështuar edhe në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Kjo deklaratë është në kuadër të pozicionimeve të fundvitit, kështu duke iu ikur llogaridhënieve dhe dështimeve të njëpasnjëshme në qeverisje, sidomos në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe vitit të parë që Kosova po hinë me sanksione në vitin tjetër”, tha Abazi.

Sipas Abazit, tash në këto tri vite të qeverisjes është dashtë të flitet për projekte madhore e jo kundërshtimet që i kanë me Gjykatën Kushtetuese.

Tutje, sipas Abazi Qeveria e Albin Kurtit s’ka kurrfarë dallimi me ish-qeveritë e tjera.

“Ka edhe mungesë të plotë të projekteve madhore që janë promovuar në kuadër të fushatës elektoriale. Është viti i tretë kur është dashtë të flitet për arritje të mëdha dhe tash ajo çka flitet janë kundërshtimet me Gjykatën Kushtetutese dhe potenciali për zgjedhje të reja”, tha Abazi.

“Dhe nëse e shohim, s’ka asnjë ndryshim nga qeverisjet e kaluara”, shton Abazi.