Vdes në QKUK infermierja nga Malisheva, ishte shtatzënë
Një grua ka vdekur sot në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
E njëjta ishte aksidentuar dhe si pasojë e lëndimeve humbi jetën.
Kjo u konfirmua për klankosova nga drejtori i Emergjencës Naser Syla.
“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30”, tha Syla për Klankosova.tv
Syla bëri të ditur se e viktima ka qenë edhe shtatzënë.
Klankosova mëson se e ndjera kishte qenë infermiere në Malishevë.