Abdixhiku në 24 vjetorin e vrasjes së Shaban Manajt: Dhimbja mbetet e njëjtë pa dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar

Abdixhiku në 24 vjetorin e vrasjes së Shaban Manajt: Dhimbja mbetet e njëjtë pa dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar intelektualin dhe veprimtarin Shaban Manaj, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se avokati Manaj punoi pa ndalur krah Presidentit Rugova, duke mbetur në histori për veprimtarinë e tij të paharrueshme ndërgjenerata.

“Edhe pas 24 viteve, dhimbja mbetet e njëjtë për familjen Manaj, Lidhjen Demokratike dhe gjithë bashkëpunëtorët e Shaban Manajt pa zbardhjen e motivit dhe rrethanave të vrasjes së tij, si dhe dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar”, tha ai.