Lëndimi i Rrahmanit nuk është serioz

Lëndimi i Rrahmanit nuk është serioz

Lëndimi që Albion Rrahmani e pësoi të shtunën në ndeshjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit, megjithatë nuk është shumë serioz.

Këtë e ka bërë të ditur të hënën klubi i sulmuesit kosovar.

Rrahmani shënoi gol për Rapidin e më pas la fushën për shkak të një lëndimi.

Kishte dyshime se lëndimi është serioz, por Rapidi ka njoftuar të hënën se e pret Rrahmanin shpejt në stërvitje.

“Analizat specialistike të kryera sot kanë rezultuar se nuk ka dëmtime në asht apo në nivelin e frakturës së mëparshme. Ka një plagë në lëkurë dhe kontuzion të fortë në vendin e goditjes. Prandaj shpresojmë që Albioni të kthehet në stërvitje sa më shpejtë”, ka njoftuar Rapid Bukureshti.

Rrahmani është sulmuesi kryesor i Rapidit.