Shqiptarja përzgjidhet refere e gjysmëfinales së Evropianit U-19 për vajza
Shqiptarja Emanuela Rusta është përzgjedhur gjyqtare e ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për vajzat e grumposhave nën 19 vjeç.
Rusta do të referojë përballjen midis Holandës dhe Francës.
Atë do ta asistojnë referet Fie Bruun dhe Guilia Tempestilli.
“Ky është një tjetër vlerësim nga UEFA për Emanuela Rustën dhe për arbitrimin shqiptar”, ka shkruar Federata Shqiptare e Futbollit në një postim në Facebook.