Pelosi mbështet Harrisin për garën presidenciale
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka mbështetur Kamala Harris për të siguruar nominimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ajo është një prej figurave më të larta që kanë ofruar mbështetje për nënpresidentin amerikane, Kamala Harris, pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje në mes të shqetësimeve nga figura brenda Partisë Demokratike se ai nuk do të mund të mposhte republikanin Donald Trump.
Pelosi tha se ajo i ofron “mbështetje entuziaste” përpjekjeve të Harrisit që të fitojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet e nëntorit.
Pas tërheqjes së Bidenit, shumë zyrtarë të lartë demokratë shpejt u rreshtuan prapa Harrisit.
Harris, e cila ka marrë mbështetjen e Bidenit, deri më tani është e vetmja që ka shpallur kandidaturën e saj për garën presidenciale dhe po punon që të fitojë mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë.