Kryetari Latifi mban takim pune me përfaqësuesit e USAID KMI
Sot, në shoqërimin e drejtorëve të drejtorive si dhe zyrtarëve komunal, kryetari Latifi mbajti takim pune me përfaqësuesit e USAID KMI, ku diskutuan për arritjet dhe sfidat të cilat i pati Komuna e Rahovecit përgjatë këtij gjashtëmujori të parë të vitit 2024.
“Ne vazhdojmë të kemi partneritet serioz me USAID-in dhe së bashku do rrugëtojmë drejt arritjeve dhe sukseseve të reja si institucion”, ka theksuar Latifi.