Nesër vendoset fati i Sali Berishës
Gjykata as sot nuk ka marrë vendim për ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për vendosjen e masës së sigurisë, “arrest shtëpiak”.
Siç raportojnë mediet shqiptare, vendimi pritet të merret nesër (e enjte), në ora 15:00.
Kuvendi i Shqipërisë, të premten e kaluar vendosi me 75 votam pro heqjes së imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën, në dorë të drejtësisë.
Kreu i PD-së dyshohet për korrupsion, në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Prokuroria e Posaçme iu gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin.