Biden me Covid, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan

Biden me Covid, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ende një “kollë dhe zë të ngjirur, por simptomat e tij vazhdojnë të përmirësohen në mënyrë të qëndrueshme”, sipas një përditësimi nga mjeku i tij.

Presidenti amerikan aktualisht është i izoluar në shtëpinë e tij në Delaware pas infektimit me COVID-19.

“Pulsi i tij, presioni i gjakut, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura mbeten absolutisht normale”, tha Dr. Kevin O’Connor në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Furnizimi i tij me oksigjen vazhdon të jetë i shkëlqyer. Mushkëritë e tij mbeten të pastra”, shtoi ai.