Skenderaj anulon mbrëmjen muzikore “Ditët e Mërgatës”, shkak vrasja e Faton Hajrizit

Skenderaj anulon mbrëmjen muzikore “Ditët e Mërgatës”, shkak vrasja e Faton Hajrizit

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se sot është anuluar mbrëmja muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës”.

Sipas Nurës, deri te anulimi i kësaj mbrëmjeje ka ardhur për shkak të vrasjes së qytetarit nga komuna të cilën ai e udhëheq, Faton Hajrizi.

“Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanërisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht”, shkroi Nura në Facebook.

Tutje, ai tha se pa gjykuar asnjë fragment të jetës së tij, Faton Hajrizi ishte qytetar i komunës së Skenderajt.

“Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme”, shkroi Nura.