Në Prishtinë po mbahet Kampionati Evropian i Hendbollit U20 

Në Prishtinë po mbahet Kampionati Evropian i Hendbollit U20 

Në kuadër të tij mbrëmë është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Luksemburgut, ku fitues dolën këta të fundit.

Në mesin e shumë sportdashësve të hendbollit që ndoqën këtë përballje, të pranishëm ishin edhe zëvendësministrja Daulina Osmani dhe kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini.

Në këtë kampionat po marrin pjesë 12 shtete, kombëtaret janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe. Të gjitha ndeshjet janë duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ndërsa interesimi t’i përcjellur ato është i madh

Ndeshja finale do të zhvillohet më 21 korrik, ku edhe përfundon kampionati në hendboll.

Kampionati Evropian i Hendbollit U20 mbështetet nga Ministria e Sportit.