Murati tregon kriteret për marrjen e shtesave për fëmijë

Murati tregon kriteret për marrjen e shtesave për fëmijë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë deri në moshën 16-vjeçare, janë rritur.

Murati, tutje tregon edhe kriteret e skemës së shtesave për fëmijë, dhe shumën që do ta marrin për muaj, si dhe për vit.

“Është një ditë e mirë për të gjithë fëmijët ane kënd vendit, për të gjitha nënat që marrin shtesa në emër të fëmijëve. Bëhet fjalë pra, për 403 mijë, ose më mirë për mbi 403 mijë fëmijë që tani aktualisht janë përfitues të skemës universale të shtesave të fëmijëve, dhe duke e parë të nevojshme ridizajnimin, jemi siguruar që të rritet mbështetja, dhe kësisoj të rritet edhe mirëqenia për të gjithë fëmijët”, thotë Murati.

“Se si llogaritet nga numri i fëmijëve, është kriteri se sa nëna janë regjistruar, dhe për sa fëmijë merr shtesë aktualisht. Pra mund të ketë dy fëmijën apo tre, dhe kuptohet se njëri nga fëmijët mbush 16 vjeç, janë vetëm dy fëmijë që marrin shtesa”.

“Për fëmijën e parë është 20 euro në muaj, apo 240 euro në vit, për fëmijën e dytë, apo për dy fëmijë, është dy herë nga 20 euro, apo 480 euro në vit, ndërkaq në vitin e tretë, bëhet një kapërcim substancial në shumë, sepse për tre fëmijë bëhet nga 30 euro në muaj, që nënkupton nga 90 euro për tre fëmijët, dhe 1 mijë e 80 euro bë vit”.