Gjendet një person pa shenja jete në Malishevë, nisin hetimet

Gjendet një person pa shenja jete në Malishevë, nisin hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Malishevë dje paradite.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është i gjinisë mashkullore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë tij ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.