Kryetari Latifi pret në takim deputetin e Kanadasë dhe bashkëshorten e tij nga Rahoveci
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të mërkurën në takim deputetin e Parlamentit të shtetit të Kanadasë nga partia konzervatore, Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij, Flutura Mazreku Seeback nga Rahoveci.
“Me shumë kënaqësi prita në takim deputetin e Parlamentit të shtetit të Kanadasë nga partia konzervatore, z. Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij, znj. Flutura Mazreku Seeback nga Rahoveci. Deputeti Seeback, aktualisht, është ministër në hije i Ministrisë së Tregtisë Ndërkombëtare, përkrahës i madh i Republikës së Kosovës, si dhe pjesë e grupit për miqësi me Kosovën. Z. Seeback e informova për profilin e komunës, për historinë dhe për zhvillimet në komunën tonë, po ashtu për projektet dhe nivelin e lartë të përformancës komunale. Në fund, i falënderova për vizitën në Komunën e Rahovecit!”, ka shkruar Latifi në Facebook.