Brenda një muaji vdiqën 884 persona në Kosovë

Brenda një muaji vdiqën 884 persona në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin maj 2024.

Sipas ASK-së në muajin maj 2024 janë regjistruar 2 300 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 212  lindje janë meshkuj dhe 1 088 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 884 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 475 janë meshkuj dhe 409 janë femra, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu duke u bazuar në të dhënat e ASK-së, në muajin maj 2024 janë regjistruar gjithsej 1 307 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 138 raste.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

“Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër”, ka treguar ASK.