Ballkani përshëndetet me ëndrrën e Championsit, mposhtet me penallti nga Santa Coloma
Santa Coloma është kualifikuar tutje në Champions League, pasi e mposhti Ballkanin me penallti.
Loja e rregullt u mbyll me rezultat 0-1, me një gol që u shënua në minutën e 92-të të takimit.
Ndërsa, skuadra nga Anddora shënoi sërish në vazhdime, përkatësisht në minutën e 102-të, kurse Ballkani shënoi tetë minuta më vonë.
Suharekasit nuk e nisën mirë serinë e penalltive, ku Emerllahu ishte i pari që e humbi penalltinë.
Kurse, Koliçi e priti penalltinë e pestë të mysafirëve, e që më pas ishte Thaqi ai që e humbi penalltinë e 7-të, për t’ia siguruar fitoren Santa Colomas.