Homeballine 2AKB-ja: Kosova po fundoset ekonomikisht, vendi i dytë më i varfër në...

AKB-ja: Kosova po fundoset ekonomikisht, vendi i dytë më i varfër në Evropë

spot_img

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, e ka konsideruar shqetësim kombëtar dhe dështim institucional faktin që Kosova, sipas raportit të fundit ndërkombëtar për GDP për kokë banori sipas PPP-së, renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavisë.

Ai ka thënë se ky raport është pasqyra më e qartë e degradimit ekonomik që po i ndodh Kosovës ndër vite. “Është e papranueshme që një vend me resurset më të mëdha njerëzore në rajon, me diasporë të fuqishme dhe me potencial zhvillimor, të vazhdojë të mbetet në fund të Evropës për mirëqenie ekonomike. AKB-ja vlerëson se institucionet e Kosovës kanë dështuar të krijojnë politika serioze zhvillimore dhe ambiente të favorshme për biznesin dhe investitorët. Përderisa vendet e rajonit po ecin përpara me investime, prodhim dhe eksporte, Kosova po vazhdon të mbijetojë nga diaspora, importi dhe konsumi”, ka thënë Shahini.

Ai ka theksuar se bizneset në Kosovë po përballen çdo ditë me rritje të vazhdueshme të kostos së energjisë, mungesë të mbështetjes shtetërore, pasiguri ekonomike dhe politike, burokraci të rëndë, ekonomi joformale dhe konkurrencë të padrejtë, si dhe mungesë të strategjisë për prodhim vendor. Është turp ekonomik dhe institucional që Kosova sot renditet pas shumicës së vendeve të rajonit, ndërsa qytetarët po largohen masivisht nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike”, ka deklaruari ai.

AKB-ja paralajmëron se pa ndryshime urgjente në politikat ekonomike dhe pa trajtim serioz të sektorit privat, Kosova rrezikon të thellojë edhe më shumë varfërinë, papunësinë dhe varësinë ekonomike.

“Kërkojmë një paketë emergjente për mbështetjen e prodhimit vendor, ulje të barrës fiskale për bizneset, ndaljen e politikave që rëndojnë sektorin privat, strategji kombëtare për investime dhe eksporte dhe dialog të sinqertë institucional me komunitetin e biznesit. Kosova nuk mund të ndërtojë zhvillim ekonomik me propaganda politike, por vetëm me ekonomi reale, prodhim, investime dhe partneritet me biznesin”, ka thënë Shahini.

Lajmet e Fundit

Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të...

Tregtia me pakicë shënon rritje në maj, produktet ushqimore me rritjen më të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë...

Një Figo i ri? Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës

Performancat e Torres në Kupën e Botës kanë tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve evropianë...

Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, është zgjedhur nënkryetar i Aleancës, në kuadër...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...