Valdet Kaçandolli renditet i katërti në kampionatin Evropian të garave malore (EHC)

Valdet Kaçandolli renditet i katërti në kampionatin Evropian të garave malore (EHC)

Garuesi ynë Valdet Kaçandolli renditet i katërti në kampionatin Evropian të garave malore (EHC), ka njoftuar MKRS-ja.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme dhe shpalljen kampion në kampionatin e Evropës qendrore(CEZ), kjo është edhe një arritje tjetër e tij.

Deri më tani, Valdet Kaçandolli është i vetmi garues nga Kosova që ka marrë pjesë në të gjithë garat e kampionatit.

Duke filluar nga Austria, Spanja, Portugalia, Çekia, Gjermania dhe së fundmi, Italia, garuesi ynë nuk ka rreshtur të japë më të mirën në mesin e konkurencës më të fuqishme evropiane. Sfidat e ardhshme për të do të jenë në Poloni, Zvicër, Slloveni e Kroaci.

Pjesëmarrja e garuesit Valdet Kaçandolli në gara ndërkombëtare është lehtësuar përmes mbështetjes nga Ministria e Sportit, fondi i Mobilitetit.