Hovenier: ShBA-ja e shqetësuar me disa zgjidhje politike që bëri Qeveria Kurti
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë. Ai tha se qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane.
I pyetur lidhur me raportet me qeverinë, ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me popullin e Kosovës.
Sipas tij, ShBA-të por edhe partnerët tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti dhe se pamundësojnë arritje .
“Nganjëherë ndjej se të gjithë dëshironi të jeni psikiatër…Kurgjo më e re se që e kam thënë. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurtë si gjithmonë. Edhe kjo është arsyeja pse jam këtu dhe po takohem me përfaqësues të komuniteteve për të mundësuar se çka mund të bëjë qeveria më shumë. Kemi qenë me popullin e Kosovë, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës”, deklaroi ai.
Në konferencë për media, pas vizitës në Gjakovë, Hovenier deklaroi se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë. Ai tha se qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane.
“Unë kam pasur rastin që të bisedojë me zyrtarët e qeverisë. Kuptoj që ka ndjenja të fuqishme nëse janë ligjet në përputhje me normat evropiane apo jo. Këshilla është që të sigurohen që çdo legjislacion që të jetë në përputhje me normat evropian, sepse ne natyrisht mendojmë që Kosova të jetë anëtarë e BE-së, NATO-s, prandaj mendojmë që nuk është edhe shumë e mençur që ato organizata evropiane e kanë thënë që këto projektligje nuk janë në përputhje me normat evropiane”, shtoi Hovenier./kp/