HomeAktualeKPK-ja shpall konkurs për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

KPK-ja shpall konkurs për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

spot_img

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e mbajtur të hënën ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Shpallja e këtij konkursi është bërë me pesë vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

U.d. presidentja Albulena Haxhiu, ka përshëndetur shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit.

Ajo ka thënë se ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.

“Është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional. Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë ndërtohet pikërisht përmes proceseve të drejta, transparente dhe të bazuara në meritokraci”, ka thënë Haxhiu.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...