Detaje të reja për autorin e dyshuar të atentatit ndaj ish-presidentit Trump: Ishte fëmijë i vetmuar…
Ndërsa hetuesit federalë po përpiqen të përcaktojnë motivacionin e atentatit ndaj i ish-presidentit Donald Trump, një ish-shok klase i 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks, personit të identifikuar si vrasësi i mundshëm, po hedh dritë mbi temperamentin e tij.
Jason Kohler u tha gazetarëve se kishte qenë në shkollë të mesme me autorin dhe e cilësoi atë si vetmitar.
“Si fëmijë ai ishte gjithmonë vetëm. Atë e ngacmonin gjithmonë”, u tha zoti Kohler gazetarëve të dielën.
Ai shtoi se nuk kishte pasur shumë komunikim me vrasësin e mundshëm Crooks, i cili vihej në shënjestër për mënyrën se si vishej apo për faktin që vazhdonte të mbante maskë pasi u hoqën detyrimet për maskën e COVID-it.
Zyrtarët e agjencive të rendit thanë të dielën se gjetën materiale për prodhim bombash në makinën dhe shtëpinë e autorit të dyshuar Crooks dhe se arma e stilit AR që ai përdori ishte blerë nga babai i tij. Top Channel