Vdes një person në Bjeshkët e Deçanit

Vdes një person në Bjeshkët e Deçanit

Një person ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit.

Rastin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Pejës.

Zëdhënësi Fadil Gashi, tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, shtoi Gashi.

Klankosova.tv mëson se tashmë i ndjeri, kishte dalur për të shëtitur në atë zonë (për të mbledhur çaj).

Dyshohet se burri ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi.