Muriç ndan rrugët me Burnleyn, mbetet në Premier Ligë
Skuadra e inkuadruar në Premier Ligë këtë sezon, Ipswich Town ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë mbi 17 milionë euro (15 milionë funte) për të nënshkruar me portierin e Burnleyt, Arijanet Muriç.
“Tractor Boys” do të paguajnë 11.6 milionë euro (10 milionë funte) fillestare për portierin e Kombëtares së Kosovës, me shtesa deri në gati 6 milionë euro (5 milionë funte), raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
25-vjeçari, i cili iu bashkua Burnleyt nga Manchester City në korrik 2022, ishte zgjedhja e dytë pas James Trafford sezonin e kaluar.
Ai fitoi vendin e tij titullar dhe luajti 10 ndeshjet e fundit, por nuk ishte në gjendje të parandalonte rënien e “Clarets” në Championship.
Ipswich ishte në kërkim të një portieri të ri pasi Vaclav Hladky u largua nga klubi në fund të sezonit pasi i skadoi kontrata.
Menaxheri i Ipswichit, Kieran McKenna tashmë ka nënshkruar me Omari Hutchinson, Ben Johnson, Jacob Greaves dhe Liam Delap këtë verë.