HomeAktualeKurti nga Gjakova: Këto zgjedhje janë për dy ide të ndryshme të...

Kurti nga Gjakova: Këto zgjedhje janë për dy ide të ndryshme të Kosovës

spot_img

Në Gjakovë është prezantuar lista prej 110 kandidatëve për deputetë të koalicionit VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PShDK, në një tubim të madh të mbajtur në sallën “Shani Nushi”.

Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet paraqesin përballje mes “dy ideve për Kosovën”.

Sipas tij, njëra ide e sheh shtetin si “të përbashkëtën tonë më të madhe”, si mjet për drejtësi, zhvillim dhe dinjitet, ndërsa ideja tjetër “e sheh shtetin si pronë të pakicës, si privilegj grupor dhe pushtet për vete”.

Postimi i Kurtit:

Në Gjakovë, me një tubim madhështor, prezantuam listën prej 110 kandidatëve.

Këto zgjedhje janë mes dy ideve për Kosovën. Njëra ide është e jona, që e sheh shtetin si të përbashkëtën tonë më të madhe, si shtet të të gjithëve, si mjet për drejtësi, për zhvillim dhe për dinjitet. Ideja tjetër, ajo e tyre, e sheh shtetin si pronë të pakicës, si privilegj grupor, si pushtet për vete.

Lista e kandidatëve për deputetë e koalicionit VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PShDK është një hartë e Kosovës që punon, e shtetit që mendon, e shoqërisë që sakrifikon, e popullit që nuk e sheh shtetin si plaçkë momenti, por si përgjegjësi historike.

Na priftë e mbara!

Lajmet e Fundit

Franca tregon fuqinë e saj para një Norvegjie ‘të dorëzuar’, shkëlqen Dembele me het-trik

Franca ka regjistruar një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Norvegjisë në kuadër të raundit...

Milani thyen rekordin e vet, blen Ramosin për 50 milionë euro

Milani ka transferuar sulmuesin portugez të Paris Saint-Germainit, Goncalo Ramos, për 50 milionë euro. Ky...

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare të BE-së deri në 2029

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria kryeson procesin, merr...

Gjermania thyen rekordin e temperaturave, termometri arrin 41.3 gradë Celsius

Gjermania ka vendosur sot një rekord absolut të temperaturës, me 41.3 gradë Celsius të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...