Klubi gjerman bën ofertë për Muhamet Hysenin

Klubi gjerman bën ofertë për Muhamet Hysenin

Klubi gjerman Greuther Furth ka bërë ofertë për sulmuesin e Llapit, Muhamet Hysenin.

Siç raportojnë mediat gjermane, Furth i ka ofruar Hysenit kontratë deri në verën e vitit 2026.

Sulmuesi kosovar në stinorin vjeshtor shënoi 13 gola në 17 ndeshje në Superligën e Kosovës.

Ai gjithashtu debutoi për Kosovën, duke realizuar ndaj Zvicrës, golin e barazimit në nëntor. Sipas transfermarkt.de, vlera e tij në treg është aktualisht 350 mijë euro.

Përndryshe, Greuther Furth renditet në vendin e pestë në Bundesliga 2, me 29 pikë të grumbulluara pas 17 xhirove.