FC Malisheva fiton në garat evropiane, mposht skuadrën e Buduqnostit nga Podgorica
Skuadra e Malishevës ka debutuar me fitore në garat evropiane, teksa e ka mposhtur skuadrën e Buduqnostit nga Podgorica.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës u mbyll me shifrat 1:0.
Për fitoren e Malishevës u përkujdes Etnik Brruti me supergolin e shënuar në minutën e 67-të.
“Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët e Malishevës për këtë fitore historike për klubin dhe për prezantim dinjitoz të futbollit kosovar. Urojmë që në ndeshjen e kthimit FC Malisheva ta menaxhojë këtë epërsi dhe të kualifikohet tutje”, ka uruar FFK-ja.