Ferizaj nënshkruan me Kiqinën
Klubi i Futbollit, Ferizaj ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin 21-vjeçar, Sokol Kiqina.
Këtë ekipi ferizajas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.
“Kiqina llogaritet njëri ndër lojtarët më perspektiv në futbollin vendor. Ai ka debutuar në Superligën e Kosovës ende pa i mbushur 18 vjeç”, thuhet në njoftim.
“Së fundmi, sulmuesi ynë i ri ishte pjesë e skuadrës së Erzenit në Shqipëri. Paraprakisht Kiqina kishte mbrojtur ngjyrat e Llapit, ndërsa karrierën e ka filluar në klubin e qytetit, KF Ferronikeli”.
“Në sezonin 2021/22, sa ishte pjesë e Ferronikelit, Kiqina kishte shënuar 4 gola në 3 ndeshje të zhvilluara”.