Shqiptari kapet në Itali me 80 kilogramë kokainë
Një shqiptar u arrestua në Itali nga Policia Financiare e Torinos.
Mediat atje raportojnë se 52-vjeçari, u kap me një sasi të madh të drogës, të llojit kokainë e pastër (më shumë se 80 kilogramë), transmeton Klankosova.tv
Thuhet se kjo sasi planifikohej të shitej, në disa rajonale italiane si Lombardi dhe Piemont.
I dyshuari u ndalua në Brignano Gera d’Adda në provincën e Bergamos, ndërsa ishte në makinën e tij. Vlera e drogës raportohet se kap shumën e 8 milionë eurove.
Ai akuzohet për trafikim dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike ose psikotrope. Identiteti i të dyshuarit nuk u bë i ditur.