Osmani takon kryeministrin e Bullgarisë, diskutohet për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, në margjina të Samitit të NATO-s, ku takimi u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
“Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, ka shkruar Osmani në Facebook.