HomeAktualeAprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, prijnë nga Gjermania...

Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, prijnë nga Gjermania e Zvicra

spot_img

Mbi 99 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës janë pranuar deri paraditen e së dielës, nga mbi 117 mijë kërkesa që janë bërë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, me ç’rast sipas tij, janë refuzuar mbi 7 mijë, kurse mbi 10 mijë janë në pritje për shqyrtim.

“Nga 99,498 aplikime të aprovuara, 22,955 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,590 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 73,953 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi për Klankosova.tv

Sipas tij, shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë Gjermania dhe Zvicra.

“Gjermani (49,102), Zvicër (23456), Francë (4,193), Suedi (3,750), Austri (3,165), Mbretëri e Bashkuar (2,370), Itali (2,206), ShBA (2,070), Belgjikë (2,024), Slloveni (1,400), Slloveni (1,400), Norvegji (1,154) dhe Finlandë (1,010)”, ka thënë tutje Elezi.

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës përfundon sot.

Votimi përmes postës do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026. Për këtë mënyrë votimi, KQZ do të njoftojë me kohë për adresat e kutive postare, në të cilat votuesit do të mund ta dërgojnë pakon me fletëvotim.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...