Lehtësohet gjendja në pikat kufitare

Lehtësohet gjendja në pikat kufitare

Numri i madh i mërgimtarëve që janë nisur drejt Kosovës për pushime ka shkaktuar pritje në pikat kufitare ditëve të fundit.

Megjithatë, gjendja ka ndryshuar këtë të martë në orët e para të mëngjesit, duke shënuar një përmirësim të situatës.

Pritja për hyrje në pikën kufitare të Jarinjës është reduktuar në 10-15 minuta, ndërsa në pikat kufitare të tjera kohëzgjatja është rreth 3-5 minuta.

Në veçanti, nuk ka kolona për hyrje dhe dalje në kufi.