Rusia konfirmon dëmtimin e anijes luftarake në Detin e Zi
Rusia ka konfirmuar se një nga anijet luftarake të saj është dëmtuar në Detin e Zi gjatë një sulmi nga Ukraina.
Sulmi u zhvillua gjatë natës të së hënës në portin e Feodosiya në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Ministria e Mbrojtjes tha se anija e madhe ulëse Novocherkassk u godit nga aeroplanët ukrainas që mbanin raketa të drejtuara.
Më herët, kreu i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se avionët e saj luftarakë kishin shkatërruar anijen, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një person u vra në sulm, sipas kreut të Krimesë të instaluar nga Rusia, Sergei Aksyonov.
Ai shtoi se gjashtë ndërtesa u dëmtuan dhe se një numër i vogël njerëzish duhej të dërgoheshin në qendrat e akomodimit të përkohshëm.
Operacionet e transportit të portit thuhet se po funksionojnë normalisht pasi zona u rrethua, ndërsa zjarri i shkaktuar nga sulmi u vu nën kontroll.
Pamjet janë shfaqur në rrjetet sociale që dyshohet se tregojnë një shpërthim të madh në zonën e portit.