HomeAktualeRama në mbështetje të protestës në Shkup për gjuhën shqipe: Prishtina është...

Rama në mbështetje të protestës në Shkup për gjuhën shqipe: Prishtina është me ju

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në mbështetje të protestës që organizohet  më 18 maj nga studentët në Shkup rreth përdorimit të gjuhës shqipe.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se gjuha shqipe nuk është privilegj është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

“Më 18 maj, para Urës së Gurit në Shkup, studentët ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime. Kjo nuk është vetëm një betejë studentore është një kauzë kombëtare dhe demokratike.

Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet.

Postimi i plotë i Ramës:

🇦🇱Gjuha shqipe nuk është privilegj është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

Më 18 maj, para Urës së Gurit në Shkup, studentët ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime. Kjo nuk është vetëm një betejë studentore është një kauzë kombëtare dhe demokratike.

Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet.

Sepse aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti. Dhe aty ku mohohet identiteti, rrezikohet vetë barazia.

Prishtina është me ju. 🇽🇰 🇦🇱

Lajmet e Fundit

PSG e mbron titullin e kampionit të Evropës, triumfon ndaj Arsenalit pas penalltive

PSG fitoi UEFA Champions League për herë të dytë radhazi pasi triumfoi në finale...

Kosova po rritet edhe jashtë fushës, kushte “luksi” për Kombëtaren

Në futbollin modern, rezultatet nuk ndërtohen vetëm në 90 minutat e ndeshjes. Ato janë...

Kurti vizitoi Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Investimet si Qeveri e Republikës janë përgjigje ndaj suksesit dhe rezultateve që xhudoja i...

Foda: Çekia test i rëndësishëm për Kosovën, jemi përgatitur mirë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur nga Praga në prag të ndeshjes miqësore...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...