Takimet në Uashington, Osmani i filloi me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien

Takimet në Uashington, Osmani i filloi me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë me dije se me Jim O’Brien diskutuan përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë.

“Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”, ka shkruar Osmani në Facebook.