
Dy blloqe të KEK-ut jashtë funksionit, aplikohen ndalesa të rrymës në temperaturat 34 gradë
KESCO nuk po arrin të sigurojë energji elektrike për krejt banorët e Republikës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Në shumë vende të Kosovës janë duke u aplikuar ndalesa të energjisë elektrike. Kjo po ndodhë për shkak, siç ka mësuar Demokracia.com, se kanë dalë jashtë funksionit dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës – KEK.
Mësohet se jashtë funksionit kanë dalë Blloku A4 dhe A5 të termocentralit “Kosova A”.
Sipas informacioneve, aktualisht është duke u prodhuar energji elektrike vetëm prej 593 MW. Nga to BRRE-të janë duke prodhuar rreth 11 MWh, tjerat nga tri blloqet e KEK-ut, konkretisht nga blloku B1, B2 dhe A3.
Demokracia.com është në pritje të një përgjigje nga KEK lidhur më atë se cila është arsyeja që këto dy blloqe kanë dalë jashtë funksionit dhe se kur do të rikthehen në funksion.
Ndërkohë temperaturat gjatë ditës së sotme pritet të shënojnë 34 gradë celciusë.