Rrëfimi prekës i Albyt – fëmijëria, aktrimi, raportet e ftohura me familje dhe ardhja në jetë e vajzës – VIDEO

Rrëfimi prekës i Albyt – fëmijëria, aktrimi, raportet e ftohura me familje dhe ardhja në jetë e vajzës – VIDEO

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me rrëfimin mbi jetën dhe sfidat e Albyt.

Nisur që prej fëmijërisë, Alby ka treguar se ka pasur një fëmijëri jo të këndshme, derisa ka zbuluar se prindërit e saj ishin ndarë që kur ajo kishte qenë fëmijë.

Më pas, akoma pa mbushur 14 vjeç, ajo ka rrëfyer sesi ka emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të jetuar me motrën dhe tezen në kërkim të një jete më të mirë.

Alby ka treguar po ashtu se për shumë vjet me radhë ka ndërprerë konktaktet me familje, sidomos pas nisjes së karrierës si aktore e filmave me pullë të kuqe.

Ajo ka treguar se familja se kishte pritur mirë eksperiencën e saj të re, derisa ka marrë një shembull sesi nipërit e saj kanë pasur përleshje fizike si pasojë e ngacmimeve që kanë marrë nga njerëzit mbi profesionin e Albyt, njëherësh tezes së tyre.

Kjo ka qenë ndër arsyet, që Alby tha se e kishte bërë të distancohej nga familja dhe në përgjithësi nga njerëzit.

Por, ardhja në jetë e vajzës së saj, Zaza-s, e ka bërë Albyn të reflektojë mbi jetën, lidhjet me familjen dhe gjithçka tjetër.

Kuptoni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.