Haradinaj: Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar UÇK-së

Haradinaj: Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në momentet më vendimtare për Atdheun.

“Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi”.

“Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”. Shpirti human, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre, do të përkujtohen gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.