Deputetja e PDK-së i quan të dështuara mbikalimet e vendosura nga Qeveria: Kot, para të çuara dëm, mungesë e ideve
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pas vendosjes së mbikalimit në Veternik nga Ministria e Infrastrukturës. Hoxha ka thënë se mbikalimet janë të dështuara dhe sipas saj qeveria Kurti po i çon dëm paratë në mungesë të ideve.
“ Nëse ka diçka të dështuar ndër vite janë këto lloj mbikalime që qeveria e Kurtit po i promovon.
A nuk morrët mësim prej monstrës te shkolla e mjeksisë, apo tek ai në Çagllavicë, apo….
Para të çuara poshtë dhe mungesë idesh.
KOT, KOT, KOT.”, ka shkruar ajo.